Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë.
Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Uroš B është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit. Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj.
“Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e vrasësit masiv.
Ndërkohë në fjalimin që ka mbajtur presidenti Aleksandër Vuçiç pas ngjarjes, ka thënë se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit .
Dy të tetat në mesin e mbështetësve të nazizmit përfaqësojnë dy shkronjat H, domethënë shkurtimin e përshëndetjes fashiste “Heil Hitler” ose “Rroftë Hitleri”.
Gjithashtu, skicat e disa vendeve të Evropës Perëndimore janë të dukshme në bluzën blu – këto janë Spanja, Gjermania dhe Italia, vende që sundoheshin nga regjimet fashiste.
Lajmi kryesor:
Tjetër masakër në Serbi, 21-vjeçari vret 8 persona mes tyre 3 të afërmit e tij, 13 të plagosur! Autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, viktimë edhe një polic
M.Q.//ReportTv.al