Isuf Hasa dhe Xhemal Meta

Kronikë

Vrau 81-vjeçarin me çekiç pas kafes në shtëpi, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin

17 Janar, 11:07| Përditesimi: 17 Janar, 12:19

  • Share

TIRANE-Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjës së 81 vjeçarit Xhemal Metës, më 13 janar 2025 në fshatin Shëngjin i Vogël, Tiranë.

Siç informon gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Keti Banushi, autori ka deklaruar para gjykatës se e ka bërë krimin dhe nuk ka çfarë shton më shumë, duke mos dhënë asnjë arsye.

Prokurori Albert Demerneli i kërkoi gjykatës që autori të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën “vrasje me paramendim”, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

Hasa i cili u arrestua më 15 janar 2025, deklaroi para oficerëve gjyqësor se kishte shkuar në shtëpinë e Xhemal Metës, kishin pirë kafe dhe aty kishin debatuar.

Sipas pretendimeve të Hasës, viktima përveçse e bullizonte dhe ofendonte, gjithashtu i kishte ngacmuar edhe gruan. Më tej autori tha se pasi e vrau fillimisht i mori lekët viktimës dhe më pas shkoi te shtëpia e vajzës në Vorë.

Xhemal Meta, u gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij. Siç u raportua dhe në Report Tv, viktima kishte dalë nga shtëpia për në kafen e fshatit.

Prej vitesh viktima jetonte i vetëm në Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar, ndërsa familjarët jetojnë në Tiranë, përfshirë edhe bashkëshorten.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?