Vrau 8-vjeçaren në Britani, gjykata jep burgim të përjetshëm për shqiptaren Eltiona Skana! Video nga momenti i arrestimit

8 Dhjetor 2020, 20:44| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 20:54

  • Share

Drejtësia britanike ka dhënë burg të përjetshëm ndaj Eltiona Skanës, gruaja shqiptare e cila vrau me thikë të miturën 7-vjeçare Emily Jones në një park në Angli.

Sipas mediave britanike, ajo do të qëndrojë në spital derisa të mos jetë më e nevojshme pasi Skana dyshohet se vuan nga skizofrenia.

Gjykatësi i Gjykatës Crown Street në Manchester Minshull u shpreh se: Skana do të mbahet në spital derisa të mos jetë më e nevojshme. Kur të shihet e arsyeshme nga ana e mjekëve do të transportohet në burg.

Në një video të publikuar nga mediat britanike, ajo shfaqet teksa futet në një qendër tregtare ku besohet të ketë blerë thikën me të cilën vrau të miturën.

Në një tjetër video të publikuar, është momenti i arrestimit të Eltiona Skanës pasi kjo e fundit vrau me thikë 7-vjeçaren.

Pasi kreu vrasjen në Queens Park, Bolton, Skana u largua nga vendngjarja por u ndoq nga Tony Canty, një kalimtar i rastit që ishte duke ecur në park me gruan e tij.

Canty e rrëzoi Skanën në tokë dhe u ul mbi të derisa policia arriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi.

Pastaj ajo është marrë nga oficerët drejt një furgoni i cili është parkuar në daljen Chorley Neë Road për Queen's Park.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 mars ku Eltiona Skana vrau me thikë vajzën e mitur teksa kjo e fundit po luante me skuterin e saj në Queen's Park, Bolton.

Skana u arrestua në vendin e ngjarjes. Emily ndërroi jetë menjëherë pas sulmit, për të cilën ishte dëshmitar babai i saj.

Para sulmit, i cili ndodhi rreth orës 2.15 pasdite, Skana u pa në park nga një dëshmitar i cili e përshkroi atë si në dukje të "trazuar" dhe me një pamje "të zbehtë" në fytyrën e saj.

Prindërit e 7-vjeçares ishin të divorcuar dhe Emily ishte në park me babain e saj, duke bërë xhiro me skuter. Më pas do t'u bashkohej dhe nëna e Emilyt, dhe teksa e pa atë në distancë, 7-vjeçarja i tha babait të saj: "Babi, baba. Unë dua të shkoj tek mamaja" dhe ajo u largua në drejtim të saj.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TMERR!: 09/12/2020 13:18

    E tmerrshme. Kjo eshte gjoja 'drejtesia' ne vendet e mbaruara kapitaliste. Ne vend qe ta djegin te gjalle nen tortura ose t'ja rrjepin mishin ngadale, ngadale, ose me e pakta te punoje nga mengjezi deri ne darke e lidhur me zinxhire ne punet me te renda e me te rrezikshme derisa ti dali shpirti (kjo do te ishte me e mira), shkon neper spitale me çarçafe te paster e me ushqim e kushte, gjoja se eshte e semure. Po edhe neqoftese eshte e semure, nje shiringe e nje hale me pak. Te harxhosh para e mjete e drita per nje ndyresire e pleh te gjalle, e te paguajne takspaguesit angleze per mostren, kjo eshte e paimagjinueshme e teper, teper E PAPRANUESHME!

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/12/2020 10:33

    Kjo burgun e ka pak.Meriton karrigen elektrike ose shiringen. Monster qe vret nje engjell te pafajshem.

    Përgjigju
  • XXXX: 09/12/2020 03:00

    Hë te keqen kjo eshte drejtesi. Kalbu ne burg te qifsha rrobt.

    Përgjigju
  • Une: 08/12/2020 22:10

    Kjo qelbesira do varur aty ku e kapen. Pa gjyq edhe pa humb kohe.

    Përgjigju
    • Bxl: 09/12/2020 10:08

      Bravo jam plotesisht dakort me ju. Ta varnin aty. Çfar gjyqi duhet per nje qe vret nje femi 7 vjeq !! Ata qe kan zemer te vrasin femi janë mostra dhe Gjyqi per ta eshte litari

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?