Genc Tafili dhe Arben Zylyftari

Vrau Arben Zylyftarin në Shkodër 22 vite më parë, ekstradohet nga Gjermania në vendin tonë Genc Tafili

3 Maj 2022, 15:43| Përditesimi: 3 Maj 2022, 15:55

  • Share

Genc Tafili është ekstraduar nga Gjermania në vendin tonë pasi akuzohet për vrasjen e Arben Zylyftarit në Shkodër para 22 vitesh. Burime bëjnë me dije se Tafili i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve në Rinas nga autoritetet gjermane. Genc Tafili u arrestua në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani në muajin dhjetor të vitit 2021. 

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, ndërsa u arratis më pas jashtë vendit. Në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit.

Ndërkohë më 8 tetor të 2021 SPAK rihapi hetimet për vrasjen e Zylyftarit, me kërkesë të Admir dhe Genc Tafilit, të cilët kanë pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të shpallur në kërkim.

Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ra në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Personat që kanë shtënë ishin Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyftari por edhe Behar Tafili.

Për ngjarjen policia arrestoi Admir Tafilin, i dënuar me burg përjetë dhe Genc Tafilin, ndërsa ky i fundit u ekstradua sot drejt Shqipërisë pas arrestimit në Gjermani.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?