Besnik Pjetri

Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin

21 Nëntor, 15:55| Përditesimi: 21 Nëntor, 16:13

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin i cili vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë më 29 gusht të 2022.

Ky vendim ishte dhënë edhe më parë nga Gjykata e Lezhës më 16 prill të këtij viti.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes në fshatin Gryk Zezë.

Pjetri vrau me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Grykë Zezë ish-vjehrrin, Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku.

Dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar. Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Lajm në përditësim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?