Tomor Çela

Vrau bashkë me vëllanë 2 persona në vitin 1997, ish-polici ekstradohet nga SHBA! Ishte dënuar me 23 vite burg

2 Qershor 2022, 15:22| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 15:46

  • Share

Tomor Çela, 56-vjeç, është deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot dhe do të vuajë dënimin me 23 burg nga gjykata shqiptare. Ish polici Çela është i dënuar me 23 vite burg pasi bashkë me vëllain kanë vrarë në vitin e mbrapshtë 1997 Elton Danin e Ledian Hoxhën.

Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi është kryer si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpunim nga Interpol Tirana me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. 

Vendimi i Gjykatës që e shpalli në kërkim Tomor Çelën është marrë që më 24 shkurt 2014, e cila i dha 23 vite heqje lirie për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USNCN), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri të shtetasit Tomor Çela, për t'u përballur me organet e drejtësisë shqiptare.

Si ndodhi vrasja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 03/06/2022 09:12

    Te kishte vrare hasmin e vete me mire sesa ka marre ne qafe 2 njerez pa lidhje . Jo me parakalove jo me perplase. Me vjen keq Tomi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?