Foto nga vendi i ngjarjes ku vrau bashkëfshatarin

Vrau bashkëfshatarin me sëpatë për një vend në varreza, vetëvaret në qeli 42-vjeçari

7 Qershor 2020, 17:59| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 18:01

  • Share

KORÇË-Zamir Topi, 42 vjeç, i cili ndodhej në burgun e Zaharisë pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij për një vend në varreza në janar të këtij viti, ka varur veten në qelinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku 42-vjeçari ishte vetëvarur me çarçafë në qelinë e tij.

Ai vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me mjekim të detyruar edhe në burg.

Si ndodhi ngjarja e vrasjes së bashkëfshatarit të tij? Zamir Topi ishte autori i vrasjes me sëpatë të Dashnor Osmanit, 50 vjeç, në 28 janar 2020 në qytetin e Korçës. Shkak është bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë).

Topi i kishte lënë afat 5 vite dhe më pas i kishte kërkuar që ta zhvarroste babanë, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga viktima, që më vonë i kushtoi dhe jetën. Disa metra larg vendit të ngjarjes, policia mundi të arrestojë Topin dhe të sekuestrojë sëpatën që e la në vendin e krimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?