Kronikë

Vrau Briken Sanajn te Kodra e Diellit në 2022, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari Vladimir Kola (VIDEO)

20 Shkurt, 09:54| Përditesimi: 20 Shkurt, 11:36

  • Share

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri 42-vjeçarin Vladimir (Valmir) Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Briken Sanajt. I dyshuari u arrestua në prill 2024 gjatë operacionit “Versus”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve gjermane.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” që në nëntor 2022. Ai akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Briken Sanajn.

'Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:  

V. K. alias V. K., 42 vjeç.  
 
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  "Vrasja me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit".', njofton policia.

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit të 2022-it. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. 

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

1739188909_brikensanajvladimirkola.JPG

 

Briken Sanaj dhe Vladimir Kola

 

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 20/02/2025 13:38

    Shume mire qe arestohet nje i akuzuar per vrasje, ne Gjermani dhe ekstradohet ne Shqiperi.Po vrasesit qe jane brenda Shqiperise pse nuk arestohen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?