Vrau çiftin e kushërinjve, gjirokastriti dënohet me burgim të përjetshëm

28 Janar 2020, 13:20| Përditesimi: 28 Janar 2020, 15:17

  • Share

GJIROKASTËR -  Dënohet me burgim të përjetshëm, Apostol Kosta, 76-vjeçari nga Gjirokastra, që në tetor të 2017-ës, vrau me armë automatike çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, kushërinj të tij. 

Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi kanë dëgjuar pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Kostën, mbështetën tërësisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e dënuan me burgim të përjetshëm Apostol Kostën.

Procesi gjyqesor fillimisht e kishin marrë për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe më pas iu përcoll për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në lagjen "Palorto" në Gjirokastër, ne tetor 2017, ku shkak kanë qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. Pas ngjarjes së rëndë ai tentoi vetëvrasjen.

1580214313_alekoaferdita.jpg

Aleko dhe Afërdita Kosta

Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese.  Çifti u bë i njohur për publikun, pasi pak kohë më parë ka qenë protagonist në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ te “E diela shqiptare”. Afërdita Kosta i bëri një surprizë burrit, pasi për shkak të emigracionit ishte shkëputur nga  muzika. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të Gjirokastrës.

Apostol Kosta

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?