Klodian Çalamani sillet me forcë në Gjykatë! Familjarët e 8-vjeçarit shmangin përballjen, janë të rënduar psikologjikisht! 5 ditë më parë kujtuan 1 vjetorin (VIDEO)

21 Nëntor 2022, 12:27| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 13:07

  • Share

FIER- Edhe këtë të hënë, është shtyrë seanca për gjyqësore për Klodian Çalamanin, autor i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut. Shkak nuk kanë qenë manovrat e mbrojtjes së Çalamanit, por sepse familjarët e kanë pasur të pamundur të përballen me autorin e këtij krimi makabër. Dhimbja i është shtuar edhe më shumë për shkak se vetëm pak ditë më parë, në 16 nëntor u bë 1 vit nga vrasja e 8-vjeçarit dhe familjarët janë në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo pamundësoi edhe pjesëmarrjen e tyre në gjyq në përballjen me autorin. Seanca e radhës u shty për në 12.12.2022 ora 12:45.

Klodian Çalamani u soll me forcë në Gjykatë për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme në gjyqit. Ai hyri nga dera e përparme e Gjykatës, aty ku futet administrata për shkak të rrezikut për ndonjë incident duke qenë se do të bëhej përballja me familjarët. Report Tv sjell pamje nga momenti kur Çalamani i rrethuar nga forca të shumta policie futet në godinën e gjykatës, i cili do të njihej me akuzat e rënda ndaj tij për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”, mirëpo përballja nuk ndodhi dhe u shty për në 12 dhjetor. 

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

1669030453_WhatsAppImage20221121at12.29.35.jpeg

Momenti kur Klodian Çalamani mbërrin në Gjykatë 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Peulo: 21/11/2022 14:40

    Pritnja ne sopat mor per qfare e dergoni ne gjykat ate hale , per ta mbajtur me buk .

    Përgjigju
  • Dani: 21/11/2022 12:48

    Te varet ne mes te qytetit. Nuk I duhet as dreqit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?