Elona Kaleshi dhe çifti Pasho

Vrau prindërit e të dashurit dhe trupat ua futi në valixhe, 37-vjeçarja shqiptare mëson datën e gjyqit në Itali

4 Dhjetor 2021, 09:13| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 09:35

  • Share

Elona Kaleshi, 37-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, bashkatdhetarë të saj dhe prindër të ish-të dashurit të saj, Taulant Pashos, do të gjykohet nga Gjykata e Firences për vrasje të dyfishtë, fshehje krimi dhe përçmim të kufomave. Bashkëshortët u zhdukën në tetor 2015 dhe trupat e tyre, të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në valixhe të braktisura. Seanca e parë do të mbahet më 15 shkurt 2022.

Zhdukja e bashkëshortëve Pasho, të cilët mbërritën në Itali për të takuar djalin e tyre Taulantit, i cili do të dilte nga burgu i Firences mëngjesin e 2 nëntorit 2015, është denoncuar nga vajza e çiftit, Vitore, tek karabinierët e Castelfiorentino në ( Firence).

Sipas hetuesve, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen e para daljes së Taulantit nga burgu, në banesën në Firence, në via Fontana, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të dashurit të saj. Sipas akuzës, 37-vjeçarja dyshohet se ka vrarë çiftin Pasho, pasi nuk ka dashur që ato t'i tregojnë të dashurit të saj, se ajo kishte mbetur shtatzënë me një tjetër, gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave. 

Vendi ku u gjeten trupat e ciftit Pasho
 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?