Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat e kanabisit në Malësi të Madhe, arrestohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj (VIDEO)

9 Dhjetor 2022, 16:27| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 16:49

  • Share

SHKODËR- Pas dy vitesh arrati, Daniel Pepaj i dyshuari për vrasjen e dy kushërinjve të tij në Malësi të Madhe është arrestuar sot nga policia e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 3 tetor të vitit 2020 kur Daniel Pepaj qëlloi me armë zjarri dy kushërinjtë Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn, pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis. 

Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e dhunuan fizikisht. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Në datën 3 tetor, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën.

Prej atij momenti ata u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatua se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është qëlluar me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

Pas kontrollit të territorit, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.

Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.

Ndërkohë babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj u la në burg në 2020-tën pasi akuzohej se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy kushërinjve dhe po ashtu për parcelat e mbjella me kanabis. Ai u la i lirë nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër pasi dëshmoi se nuk kishte pasur dijeni mbi parcelat me kanabis, pasi ai personalisht kishte mbjellë boronicë. Ndërsa sa i takon vrasjes, ai tha se dinte vetëm se djali i tij kishte pasur një sherr momenti me dy kushërinjtë e tij dhe asgjë më shumë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokat: 09/12/2022 19:21

    Vetedorezimi asht një shenje e zbatimit te ligjit dhe pergjegjesise ndaj zbatimit te tij. Me pak fjalë , është vetëdorezuar .

    Përgjigju
  • Ukraina: 09/12/2022 19:13

    Ky djali qe kane kape ju ka dhane hakun. Media te investigoje per ceshtjen.

    Përgjigju
  • Mario: 09/12/2022 17:47

    Per te ardhur keq. Vrau kusherinjte. Si jetojne keta lloj qeniesh.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 09/12/2022 16:48

    bravo shqiponajt shkoder slat njeri pa kap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?