EKSKLUZIVE/ Polici u vra se po kryente detyrën! Ndali Mërnicën teksa ecte me shpejtësi! Autori e pranon: E qëllova në kokë nga pas! S'jam bërë pishman

16 Maj, 11:11| Përditesimi: 16 Maj, 17:06

  • Share

TIRANE- Efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia u vra sepse po kryente detyrën që të ngarkon uniforma edhe pse ende nuk e kishte marrë shërbimin. Kjo zbulohet nga deshmia e plotë që Azgan Mërnica ka dhënë për grupin hetimor që gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema ka arritur ta sigurojë. 

Atë mesditë si çdo ditë efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka bërë me dorë të ndalonte.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas"

Më pas 23 vjeçari ka treguar se ka shkuar tek banesa e dajës ku ka lënë makinën dhe është larguar për tu fshehur në pyll. 

"Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë.

Mbrëmjen e 15 majit kur ishte kthyer tek banesa e dajës, familjarët kanë nisur negociatat duke i kërkuar të dorëzohej pasi kishin frikë se mos do të ekzekutonte RENEA 

Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori"

Para policisë 23 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit 28 vjeçar.

Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” mësohet të ketë thënë Mërnica.

Familjarët u kujdesën mbrëmjen e 15 majit të dokumentojnë vetëdorëzimi i tij nga fshati Dermenas ndërsa në video zërat duan ti japin mbështetje.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave'?

Mesditën e 13 majit 2024 Azgan Mërnica po lëvizte me makinën e tij tip “Audi” ngjyrë blu bashkë me nënën, kur u shkëmbye me makinë me policin 28-vjeçar të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz të Fierit. Mjaftoi një debat që zgjati pak sekonda që të nxjerr armën dhe ta qëllojë me një plumb në kokë  duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë u nis me makinë, të cilën e la bashkë me nënën në shtëpinë e dajës dhe mori arratinë. 

RENEA 48 orë në kembë
Për 48 orë Azgan Mërnica u kërkua me qindra forca policie prej momentin që u bë vrasës. RENEA nuk la vend lëvizur në Sulaj dhe fshatërat përreth, por nuk e gjeti. Forca elitë, në orët e fundit kishte marrë urdhër të prerë për kapjen me çdo kusht të atij që vrau një polic, gjallë apo vdekur. Ky ultimatum dhe presion ndaj familjarëve mendohet se detyrua atë t’i dorëzohet policisë në orët e vona të 15 majit. Burime nga blutë thonë se në orët e fundit para vetëdorëzimit, rol kyç mendohet se ka dhënë dhe babai i tij.

Ora 16:05
Vrasja e policit në Fier, Balla nga Kuvendi: Na duhet një politikë e re penale, drejtësia të japë dënim ekzemplar

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend nevojën për një politikë të re penale. 

Nxitur dhe nga ngjarja e fundit, kur Azgan Mërnica vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, pasi ky i fundit e kishte ndaluar se po ecte me shpejtësi, Balla tha se ndëshkimi për këdo që ngre dorë kundër punonjësit me uniformë, duke të jetë i ashpër. 

“Thirrja e punonjësit të Policisë është thirrje për t'u zbatuar. Kush nuk është dakord me urdhrin apo vendimin e punonjësit të Policisë, të marrë avokatin.  Kuvendi e ka bërë detyrën e vetë, se ka miratuar aktet ligjore. Na duhet të vendosim një standard të ri sa i përket autoritetit të punonjësit të Policisë së Shtetit. Ne, Kuvendi dhe qeveria e bashkë me shoqërinë, nuk duhet të pranojmë kurrsesi dhe raste ku përfshihen edhe deputetët kur shkojnë të shtyhen të fyejnë, të kërcënojnë, të kanosin me dhunë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. 

Është koha pra që të jepen shembuj konkret të zbatimit sipas germës dhe frymës së Kodit Penal duke vendosur një standard të ri, ndaj kujtdo që ngre dorë ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit. Kjo duhet të ndodhë kudo, e pa asnjë hezitim.  I bëj thirrje drejtësisë ta hetojë me paanshmëri, ngjarjen e fundit dhe të japë një dënim ekzemplar. Na duhet një politikë e re penale, e cila të zërë vend në këtë drejtim dhe kam besim se sistemi i drejtësisë do ta bëjë”, tha ai. 

Ndër të tjera, kujtoi se një person që tregon mosbindje ndaj një punonjësi policie mund të dënohet deri në 7 vite burg

“Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshëm punonjësve të Policisë së Shtetit përbën kundërvajtje penale, e cila për ata që nuk e dinë, nëse një punonjës policie të bën thirrje ose të kërkosh të largohesh, të mbash distancën mosbindja dënohet me burgim deri në 3 muaj; nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, dënimi shkon deri në 1 vit burg; e kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohesh deri në 7 vite burg. I kemi shkruar dhe miratuar ne në Kod Penal, Kuvendi i Shqipërisë”, tha ai.

Ora 13:06
Ku shkon ti me këtë shpejtësi?! Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste: E qëllova në kokë nga pas

1715842566_asllanazganmernicanovruzcenalia.jpg

Azgan Mërnica tashmë ka pranuar se është ai autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, madje nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin.

Për grupin hetimor ka treguar se efektivi e kishte ndaluar pasi ishte me shpejtësi.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë. Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervin: 18/05/2024 08:50

    Persona te till qe nuk shfaqin asnje lloj pendese dhe qe vrasin mbas krahve per gjera absurde ,duhet eleminuar direk ,pa dallim moshe ,e kam fjalen per vrasje te konfliktit te castit ,se ka dhe polica legena qe perdorin forcen e uniformes per te ber shantazh dhe presione dhe e detyrojn njeriun te marr akte te renda.

    Përgjigju
  • Luli: 17/05/2024 10:51

    Komplimente juve te gazetes sepse kjo foto vlen sa 1 mij fjale.Kjo foto eshte fytyra e shtetit dhe e krimit,polici qe vdes e krimineli qe qesh.Bravo forcave RENEA qe vlejn vetem per mitingje e qe marrin rrogat duke u lutur krimineleve te dorzohen

    Përgjigju
  • deshtim total: 17/05/2024 07:11

    Deshtim total i policise, te gjithe drejtuesit qe nga rrumbullaku duhet te japin doreheqjen tashme jo vetem per menaxhim joprofesional por edhe te pakten per moral. iu vra nje koleg, shkojne e marrin me makine je edhe ne besen time i thote oficeri. a ka me turp. normale qe do qeshe vrasesi dhe te tallet me gjakun e punonjesit te policise se koleget e tij i japin besen madje si sja kane futur edhe nje teke raki rruges... turp

    Përgjigju
    • Police: 17/05/2024 10:18

      Paske pi pak o jet...

  • Kkk: 17/05/2024 01:08

    Bo sa vk njerez

    Përgjigju
  • Iris: 17/05/2024 01:05

    /DETYREN/,cfare po thua ?! Se qenka jashte orarit te punes e nuk duhet te reagoje?! Po sikur aty ku po kalonte te ndodhte nje vjedhje,nje vrasje,apo nje rrembim e te bente sikur te mos shikonte e te ecte ne pune te tij?!Po sikur aty te ndodheshe ti dhe ca maskarenj te ishin duke te te dhene nje dru te mire se keshtu u do kaplloqja,a nuk do te doje qe kete polic t'a kishte sjelle Zoti si me porosi qe te nderhynte e te te shpetonte te pasmet ndersa t'i ulerisje nga dajaku?! I.Ndjeri jo vetem beri detyren,por shkoi dhe pertej,sepse ne ate moment mund te bente indiferentin sic rekomandon ti,por nuk e beri,perkundrazi, veproi,por u tregua shume i bute,vuri ne zbatim ate qe rekomandojne qypat e shtetit qe thone per cdo shkelje e krim,ne fillim do t'i keshillojme,pastaj heren e dyte do t'i gjobisim e me vone do t'i arrestojme.Dhe I Ndjeri,vetem sa e detyroi te ndalonte e te ulte shpejtesine dhe mbasi shkembyen disa fjale te ashpra,po largohej,por ketij sociopatit te manget qe/nuk eshte bere pishman qe e vrau/,i hipi gjaku ne trurin e pules qe ka ne vend te atij te njeriut dhe qelloi, se ne vend te trurit ka armen dhe besoj qe eshte ndjere i fyer ne nder,ky i cnderuar vete e si fis! Polici duhet shpallur deshmor,se beri detyren dhe e pagoi me jete!

    Përgjigju
    • B"3: 17/05/2024 07:02

      Nuk i heq asnjë presje komentit tuaj. Polici i ndjere eshte qelluar pas shpine. Kaq e vështirë eshte për tu kuptuar nga shqipfolesit?

  • Mesa duket: 17/05/2024 00:53

    Me sa duket shum dashkeni te beheni si amerika se atje i vrasin policet ata qe kan vrar polic ose i japin te perjetshem ose karigen elektrike. Sepse demek policia esht shteti edhe sulmi kundra nje polici esht sulm kundra shtetit...dakort por problemi esht se ketu ke polica qe rahin te burgosur ne 2-3-4kan vdek neper komisariate ke cdo jav ne fila fare e stop polica qe bejn cdo lloj palacolleqe e pislleqe keshtu qe neqoftese doni ta beni vendin si amerika filloni na gjera te tjera njeher edhe kur ti vi radha ktyre qe vrasin polica ateher meruni me ta. Se e bëni sikur gjeja me e cuditshme esht kjo kur dalin njerez qe kan vdekur qe votojn e qe kan prona e llogari bankare ne emer te tyre etj etj. Nuk calon ketu problemi se nje djal i ri vrau nje polic duhet te zgjidhni thelbin e problemit por me sa duket thelbi nuk esht zbuluar akoma ne shoqeri. Kur te identifikiohet thelbi i problemit atehere mund te filloj kurimi/trajtimi i tij. Vrasja e nje polici sesht cudi, ndodh kudo edhe ne amerik ndodh shpesh edhe ne franc para ca diteve u vran 2 edhe plagosur na 4 te tjer...

    Përgjigju
  • Detyren: 16/05/2024 22:12

    "Polici u vra duke kryer detyren" cilen detyr? Ai ishte jasht sherbimi ishte duke vajtur per ne komisariat per te mar sherbimin. Ishte covil si cdokush tjeter ne rruge, co duhet atij mos ec shpejt apo ul shpejtesin etj etj. Mir ja beri

    Përgjigju
    • Tani: 16/05/2024 23:32

      Po pse me kur eshte jashte sherbimit nuk duhet te nderhyje polici kur sheh nje idiot si puna ketij??? Po fajin e ka dhe policia kriminale qe nuk ben kontrolle dhe dalin me arme keta

    • Deni: 16/05/2024 22:31

      Kush je ti mer derdimen legen me paragjyku punen e policit,po ti kishte hyp goces apo cunin tat siper me makine nga shpejtesia ai?Mir ja beri?ndoshta nga merzia do ikesh ta kapesh ti edhe ta fut ty kokrren e plumbit pas koke ai…ate do themi mire ta beri qe te gjithe…qe bajga si puna e jote te eliminohen se nuk i duhen shoqerise … as faqes se dheut

  • Emigranti: 16/05/2024 18:56

    Sa kemi pare si ky fshatari i kompleksuar qe vret kot te gjithe te njejtin fat. O Gango i ketij timit..3 dite e nuk ta mban mend njeri emrin..3 muaj e as nuk te kujton njeri ne lagje..3 vjet edhe vetem njerzit e tu po u kujtuan per ty nje here ne vit..llogarit se nuk del me qe aty . Edhe po dole nje dite do jesh lolo ..do te te bejne shuren tek adoloshenetet e moshes qe ke sot.

    Përgjigju
  • luli: 16/05/2024 18:33

    Cuditerisht e dorezoi Lorenc Ciftelia

    Përgjigju
  • gon: 16/05/2024 18:11

    EEEmer shtet patatinash...ne amerike i denojne me vdekje me burgim te perjetshem .i vrasin vrasesit per 24 ore.kurse ju beni negociata me ate qe ju ka vrare kolegun.....ja se do vi pd ne pushtet e do dali nga burgu.......RENEA DUHET TE BEHET SHEMBULL PER KETO KRIMINELA FODULLA O SHTET JO PATATINA

    Përgjigju
    • Or tej: 16/05/2024 21:49

      Amerika tempulli i demokracise ku me armatimin e popullates dhe denimin me vdekje e ka zgjidhur problemin e kriminalitetit or teeeejjjjj

  • Komisari: 16/05/2024 17:45

    Ne te gjithe boten Policia nuk negocion me terroriste. Nje njeri qe vret pas shpine nje punonjes shteti terrorist eshte. Ai duhej bere shembull. Si ne detyre, si jashte detyre, ne jemi te detyruar te nderhyjme ndaj shkeljes se ligjit. Edhe nqs nje punonjes policie eshte jashte orarit te punes, nqs konstaton shkelje ligji, eshte i detyruar ta raportoje dhe te nderhyje sipas rrethanave. Ne te kundert denohesh per mosveprim. Nje pyetje kisha per Z.Minister: A mendon se me dorezimin e ketij, forcat policore jane me te motivuara ne zbatimin e ligjit? Une i pari nuk jam. Kush ngre dore mbi punonjesit e ligjit dhe derdh gjakun e tyre, do ekzekutuar direkt. Ashtu sic “vetpastrimin” e trumbetoni me force, jepini tager ekzekutimit te kujtdo qofte qe derdh gjak.

    Përgjigju
  • Mario: 16/05/2024 17:29

    Te varet ne mes te Fierit ky pisi qe vrau dike ne gjakftohtesi te plote.

    Përgjigju
  • populli: 16/05/2024 15:32

    te grimi te gjithe ne kembe ,te vendoset ligji me vdekje .c'jane keto vrasin policin ne detyr e thote sjam bere pishman ,neser munde te jete femia jone kshu do vazhdojme

    Përgjigju
  • Meri: 16/05/2024 14:39

    Kriminelët dhe burracakët që të vrasin mbas shpine nuk bëhen pishmën.Shoqërohesh me deputet të partisë së Sali Berishës,kështu që,ndihej i plotfuqishëm ( mbi shtetin ).

    Përgjigju
  • Pordhicia qe duam: 16/05/2024 14:32

    Bravo i qofte legenit, eshte me fat qe eshte ky shtet qe eshte qe do beje 20 vite burg e do dale kur te jete 43 vjec. Renea duhet ta kishte vrare ne vend dhe jo te negocionte po si duket i ka pas shpatullat e ngrohta. Familjes se viktimes i lind e drejta zakonore te marre hak meqe shteti nuk ben dot drejtesi.

    Përgjigju
  • Blenard: 16/05/2024 14:30

    po kjo esht me sh se turp me kete po na jepni sinjale qe ketu po deshen te fortet ne mund te jetoim po sdrshen ata ne skemi vend ketu ! shteti esht treguar i njeanshem dhe i turpshem !

    Përgjigju
  • Lushnja 1: 16/05/2024 14:19

    Baci i Rithemelimit tha familje mirë. E ku ka më të ndyrë se këta Baba vret Kunatin burg Vllaji vrasës burg Vllai tjetër Trafikant burg Ky këlyshi vrasës. Harram vota ime për Baçin e Korreshin. Jam Demokrat por jo me kriminelët

    Përgjigju
    • Risti: 16/05/2024 21:53

      Ktu e gjetet te beni politike.ky mostra te vret me plumb ne koke per nje fjale dhe spyet as per parti as per miqesi.po kta tupat duhen ti bien politikes te shpetojme nje her e mir nga te gjithe.

    • Mario: 16/05/2024 17:32

      Me koment i goditur nuk ka ku te veje. Kushdo qe vazhdon u shkon mbas dhe mbeshtet ceten e Saliut, te cilet kane mbas gjithe vrasesit gjakftohte, nuk meritojne te marrin kurre pushtet. Shiko cfare bejne pa pushtet, imagjino cfare kane bere kur e kane pasur apo ta marrin prape.

  • Sara: 16/05/2024 14:04

    Mjer populli me kete polici e me kete RENEA.Cfar policie esht kjo qe i lutet kriminelit te dorzohet ne vend qe ta vrasi?Ky esht shteti me i korruptuar ne bote

    Përgjigju
    • Daniel: 16/05/2024 22:51

      Se kam pare shume komente te ketilla,as renea as policia nuk e vret sot se shkojn vete ne burg,duhet ti qelloi krimineli cdo pale qe ta eliminojne perndryshe kalben vete ne burg .esht kollaj te thuash…

  • leko: 16/05/2024 14:03

    Kriminel i dale nga nje familje kriminale,burg për jete por ky duhet vrare,rrahe e ndyre.....

    Përgjigju
  • Berti: 16/05/2024 13:57

    Po si nuk kane turp ata te policise dhe te Reneas qe nuk e hoqen qafe?! Ca mut kolegesh paskan qene qe e lane te dorezohej pa problem.

    Përgjigju
  • Tmerr: 16/05/2024 13:43

    Dmth e ka vrar se ashtu i deshi qejfi.Qesh se thote i kam krahet te ngrohta nga deputeti pd e partia se jan dhe demokrat qe i shplafte mortja me fare e fis.Fatkeqsit qe i ka sjell partia demokratike me horrat e kriminelet e saj nuk kane te numeruar.Dikush me ne fund duhet tja mbylli deren njeher e per gjithmon ketij gjarpri qe vazhdon te helmoj pa u trembur nga asgje.

    Përgjigju
  • goni: 16/05/2024 13:36

    Po mire te ka thene ku shkon me ate shpejtesi se ate pune kishte te merret me idiotet sit ty e paske vrare dhe nga pas o robsh

    Përgjigju
    • MAVRANI: 16/05/2024 13:50

      Mavrani jo Azgani… e paska qelluar nga pas shpine si i paburre kur ai po ikte ne pun te tij …. Skagje do ket kohe te behet pishmend aty brenda

  • taksapagues: 16/05/2024 13:23

    pse duhet te paguajme per kete teveqel dhe te tjere si ai.jepini ate qe i takon dhe te shkoje me te shumtet.ky milet nuk ze mend me leksione demokracie ,sepse eshte mesuar me dajak. kur hengri dhe polici edhe ku dhe duhet te haje.

    Përgjigju
  • Anonim 1: 16/05/2024 13:12

    Normalisht vrasja nuk justifikohet ne asnje lloj menyre dhe duhet denuar maksimalisht,por kjo fatkeqesi duhet ti sherbej dhe si mesim te rinjve qe hyne ne polici qe ajo uniforme nuk te ben te gjithefuqishem e gangster,por duhet te jete shembull i shoqerise me miresine e profesionalizmin e tij.

    Përgjigju
    • Anonim 2: 16/05/2024 13:55

      Ku e pe ti qe polici, ky polic, u soll si i "gjithefuqishem e gangster"?

  • eli: 16/05/2024 12:11

    Normalisht denimi me i vogel qe mund te marre ky eshte burgim i perjetshem,qe do te thote se deri sa te rroje do ushqehet nga taksapaguesit shqiptare.Pra shkurt e qarte.Ne nje ane merr jeten e nje biri nene dhe burri nuseje te re te sapo martuar dhe nga ana tjeter do marre gjithashtu parate tona per te jetuar!!

    Përgjigju
    • Orteeejjjj: 16/05/2024 13:36

      Dmth po te shau dikush duhet ta qellosh me plumb pas koke hahahahah po te ra ne qaf denoncoje po ju jeni per tu cuar ne ukrain qe levizni me pistolet ne makin si azgani

    • Karma: 16/05/2024 12:24

      O gerrison ishalla e provon tet bjeri ne qaf nej polic ty qe ngrifet nga uniforma e kujton se se can plumbi e te shofim si do reagosh. Esht kollaj me fol po kur tvjen ne der kuptohet. Patjeter qw sduhet ta vriste eshte skandal po arroganca policis nga injoranca

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?