Ardit Hida, Florenc Kovaçi, Mikel Kovaçi

Vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllain, prokuroria e Elbasanit kërkon burgim të përjetshëm për Ardit Hidën

18 Dhjetor 2023, 16:35| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 16:53

  • Share

Prokuroria e Elbasanit, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili akuzohet për ngjarjen e ndodhur në vitin 2021 ku pas sherrit me thika  goditi për vdekje Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllain e tij Mikel Kovaçi.

“Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”- thuhet në pretencën e prokurorisë.

Florenc Kovaçi mbeti i vrarë në 5 nëntor të vitit 2021 në Elbasan, pasi bashkë me të vëllanë u përfshinë në konflikt me Ardit Hidën. Ky i fundit e pranoi krimin. Familjarët kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen. Mireal Kuçi, e ëma e viktimës deklaronte më parë se i biri ishte përfshirë në konflikt për të mbrojtur vëllain e tij të vogël Mikel Kovaçin, i cili sipas saj kishte një lidhje intime me 14 vjeçaren, motrën e autorit Ardit Hida.

Ndërsa familjarët e autorit, Ardit Hida, deklaronin për Report Tv se ai e ka kryer krimin për të mbrojtur të motrën 14 vjeçe që shfrytëzohej për prostitucion dhe shpërndarje narkotikësh nga dy vëllezërit Kovaçi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?