Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 39-vjeçarit, Fation Janina, i cili vrau mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç fqinjin e tij 82 vjeç, Paulin Gina.
Autori dyshohet se e ka vrarë të moshuarin me thikë dhe çekiç për motive të dobëta, më pas fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës.
Policia bënë me dije se arrestimi i autorit, është bërë pas ndërmjetësimit me vëllait e tij.
'Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", 39-vjeçarin Fation Janina. Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin Paulin Gina, në banesën e tij, në lagjen nr.16', njoftoi sot policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Durrës/ Vritet në banesë nga fqinji 82 vjeçari, u qëllua me thikë dhe çekiç! Arrestohet autori! Dëshmia e tij: S’më dha borxhin prej 200 mijë lekësh (Emri+VIDEO)
S.B/ReportTv.al