Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg, Leonard Bashaliun i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës në Gjocaj të Peqinit pas konfliktit për gërvitshjen e makinës.
Ndaj Bashaliut rëndojnë disa akuza për vepra penale si “Vrasje me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Që prej qershorit të vitit të kaluar, Leonard Bashaliu ndodhet në burg, ndërsa dosja e tij kaloi për gjykim në 7 qershor të këtij viti pas mbylljes së hetimeve.
Si ndodhi vrasja
Më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit është vrarë Ylber Xhahysa. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut.
Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.
36-vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, u arrestua nga uniformat e policisë disa minuta pas ngjarjes. Ndërkohë, në dëshminë e tij në Polici, ai ka deklaruar në gjendje të rënduar psikologjike se konflikti me Xhahysën nisi pasi ai e kishte qëlluar me grusht 5 vite më parë.
Ky konflikt i vjetër mes bashkëfshatarëve dyshohet se ka çuar në hasmëri mes familjeve, ku tashmë shënohen 3 viktima.
Nga 35 e poshte u denuan per /tentative vrasjeje/ atentatoret e I.Hajrulles;ky e beri vrasjen tamam dhe 18 vjet! Dicka nuk shkon me drejtesine dhe ligjet penale shqiptare.
Përgjigju