Pogradec/ Vrau fqinjin pas konfliktit për pronën, vihet në pranga autori! Fshihej në pyll dhe kthehej herë pas here në shtëpi

29 Tetor 2022, 09:11| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 14:50

  • Share

Fatmir Manellari, i shpallur në kërkim prej 2 muajsh është arrestuar në Pogradec. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëfshatarit të tij, Safet Hyskollari.

Sipas policisë, autori është kapur në shtëpi. Burime nga policia thonë se kishte informacione se autori shkonte në banesën e tij herë pas here dhe më pas fshihej në pyll. Nga ky informacion policia ka vëzhguar shtëpinë e autorit dhe më pas e ka arrestuar brënda banesës.

Shkak që më 7 shtator, Fatmir Manellari plagosi për vdekje 65 vjeçarin, u bë konflikti për shtrimin e tubacionit të ujit në një pronë ku pretendime kishin të dy palët.

Burime për gazetarin e Report Tv Armand Braho bëjnë me dije se autori kurohej nga depresioni, teksa për banorët dhe fqinjët njihej si njeri i cili shpesh herë kishte konflikte me të tjerët dhe familja e tij ishte tejet izoluar. Ndonëse aludohej se Manellari mund të kishte humbur jetën gjatë arratisë në pyllin e gështenjave, bashkëfshatarët e mohonin jashtë kamerave këtë fakt pasi ky pyll shkelej plotësisht nga banorët e zonës të cilët mblidhnin gështenjat në këtë periudhë.

Burime nga policia thonë se kishte informacione se autori shkonte në banesën e tij herë pas here dhe më pas fshihej në pyll. Nga ky informacion policia ka vëzhguar shtëpinë e autorit dhe më pas e ka arrestuar brenda banesës.

Kohëve të fundit vihej re dhe një shkëputje e bashkëshortes dhe djalit të autorit nga pjesa tjetër e fshatit, pas kryerjes së krimit nga kryefamiljari. Kërkimet e policisë ishin shpërndarë në disa zona të qytetit të Pogradecit, përfshirë dhe zonën e Mokrës, ku autori kishte të afërm të tij.  

Viktima pak muaj kishte që ishte rikthyer nga SHBA në Shqipëri, teksa nga të banorët ai njihej si një person i qetë dhe shumë i shoqërueshëm. Konflikti i fundit me Fatmir Manellarin, i mori jetën 65 vjeçarit në pragun e shtëpisë të tij.

1667027619_FatmirManellari.jpg

Viktima Safet Hyskollari dhe autori Fatmir Manellari

Ora 11:05
U kap nga policia sapo hyri në shtëpi, i biri i autorit: Kishim humbur kontaktet, u gëzuam kur e pamë në banesë! Donte të dorëzohej

I biri i autorit që u arrestua për vrasjen e bashkëfshatarit në Pogradec, Ronaldo Manellari foli në një lidhje telefonike për Report Tv duke thënë se babai donte të dorëzohej, por sapo hyri në banesë, policia e arrestoi.

“Babai erdhi dje në shtëpi rreth orën 18:10. Ne u gëzuam që ishte gjallë kur erdhi, se prej datës 7 Shtator kishim humbur plotësisht kontaktet. Pasi erdhi në banesë dhe ai ishte bindur që të dorrëzohej në Polici, por në atë moment policia hyri brënda dhe kryevi arrestimin”, tha Manellari.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?