Fatmir Demiri

Vrau fqinjin pas sherrit për pronën, burg pa afat ish-ushtarakut në Tiranë

31 Gusht 2020, 11:36| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 11:37

  • Share

TIRANE-Gjykata ka lënë në burg pa afat ish-ushtarakun Fatmir Demiri, i cili në datë 26 gusht vrau fqinjin pas një debati për pronësinë. Pas debatit, 37-vjeçari qëlloi me grushte dhe sende të forta Dorian Latollarin 61-vjeç, që humbi jetën nga goditjet.

Ngjarja u raportua si aksidentale, rrëzim nga shkallët, por më pas u zbulua se i moshuari u vra nga ish-ushtaraku. 37-vjeçari nuk ka bëri rezistencë gjatë arrestimit dhe pranoi autorësinë duke thënë se me "Latollarin kisha konflikte të vjetra, ndaj e godita disa herë deri sa ndërroi jetë“.

Krimi ndodhi në rrugën 'Haxhi Hysen Dalliu' në Tiranë shumë pranë komisariatit numër tre dhe prokurorisë.

Komento

Komente

  • Tosi: 31/08/2020 13:11

    Po ky qenka perbindesh qysh ne paraqitje, thyjani brinjet banditit dhe kalbeni ne burg, celsat e qelise ne det. Mjere komshinjte cfare monstre paskan patur nder vite afer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?