Autori Elvis Shkambi

Kronikë

Report Tv zbardh dëshminë e autorit të vrasjes së gjyqtarit: Më kishte ardhur në majë të hundës … mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh

7 Tetor, 10:01| Përditesimi: 7 Tetor, 10:44

  • Share

Ndonëse kishte shkuar në sallën e gjyqit me armë me vete, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë një dëshmi paradoksale. Ai ka deklaruar se nuk e kishte menduar më parë aktin e rëndë, edhe pse në fakt armën e mbushi me plumba në sallën e gjyqit. Report Tv me gazetarin Sokol Dema kanë zbardhur dëshminë e autorit Elvis Shkambi, i cili para grupit hetimor ka deklaruar se i kishte ardhur shpirti në majë të hundës me gjyqet.

Sapo gjyqtari ka shpallur fitues palën tjetër në gjyqin për pronën, Shkambi ka deklaruar se aty iu mbush mendja për ta vrarë.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh”, ka dëshmuar ai.

Shkambi arriti të futej në Gjykatën e Apelit me armë me vete dhe e qëlloi gjyqtarin Kalaja me armë, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin. Gjyqtari Kalaja humbi jetën në sallën e gjyqit, ndërsa u plagosën edhe babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj.


Lajmi kryesor:

Vrasja e gjyqtarit/ Arrestohet autori e xhaxhai! Në pranga edhe roja e sigurisë, policia: Detektori sinjalizoi prezencën e metaleve, por s’u çua nga karrigia


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?