Gentiana Caushaj, gruaja që u vra dhe Gazment Musta, bashkëshorti autor i krimit

Kronikë
Top 24

Vrau gruan dhe kunatën, Gazment Musta rrezikon burg të përjetshëm, nesër para Krimeve të Rënda

3 Janar 2019, 16:29| Përditesimi: 3 Janar 2019, 16:41

  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda do japë nesër masën e sigurisë për Gazment Mustën, 34-vjeçarin nga Mallakastra, i cili ditën e dytë të Vitit të Ri vrau me thikë bashkëshorten, Gentjana Çaushaj dhe motrën e kësaj të fundit, kunatin e tij, Merisa Çaushaj (Lexo këtu). Seanca pritet të zhvillohet të premten rreth orës 10:00. 

Musta akuzohet për vrasje brenda familjes. Ai rrezikon burgim të përjetshëm. 34-vjeçari rezulton se nuk ka probleme mendore, ndërsa siç ka deklaruar edhe vetë, krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi kjo e fundit donte të shkonte te prindërit e saj (Lexo këtu). Krimi i dyfishtë në familje është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur (Lexo këtu). 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?