Kronikë

Fier/Vrau gruan e pajisur me urdhër mbrojtje,ish-avokati i Elton Metës tregon si prokurori e gjykatësi e shpëtuan atë nga burgu një vit më parë: Ishte shumë mirë, ata e 'bënë' të sëmurë mendor

13 Shtator 2021, 16:09| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 17:50

  • Share

Në drejtësia do të kishte funksionuar siç duhej dhe do të kishin dënuar një vit më parë Elton Metën, sot Sabrina Bengaj do të ishte gjallë, e duke festuar pranë familjes dhe vajzës së saj të vogël ditëlindjen e 23. Por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu! Në shtator të vitit 2020, 31-vjeçari Meta, me kallashnikov në duar, shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes duke kërcënuar se do të vriste veten e duke terrorizuar atë dhe familjen, por pavarësisht kësaj, ai ia hodhi lehë, duke qëndruar vetëm 6 muaj në spitalin e burgut të Zaharisë.

Ish-avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka treguar në "Pa Gjurmë" të gjithë dinamikën e ngjarjes se si prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, e shpallën Elton Metën të sëmurë mendor, edhe pse ai ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Avokati thekson se vendimin e gjykatës për ta shtruar 31-vjeçarin në spital, ata e ankimuan, vendim për të cilin nuk ishin dakord as familjarët e autorit të krimit të rëndë. Por thekson se kërkesat e tyre nuk u dëgjuan nga drejtësia.

"Pas ekzaminimeve të bëra, Prokurori i kërkon Gjykatës zëvendësimin e masës nga 'arrest me burg' dhe shuarjen e kësaj mase dhe i kërkonte të shtrohej në spital për të marrë ndihmë mjekësore për probleme psikike. Gjykatësi e pranon kërkesën dhe pranon shtrimin në spital. Në momentin që prokurori kërkoi shërimi e tij në një spital, ne me kërkesën e familjarëve edhe të vetë Eltonit, kërkuam dhe ankimuam që nuk donim që ai të shtrohej në spital pasi gjendja e tij ishte shëndetësore shumë e mirë dhe donim të rrinte në paraburgimi e Fierit t'i nënshtrohej hetimit dhe të dënohej për veprat penale. Gjykata nuk na e pranoi kërkesën dhe ai u shtrua në spital. Raporti i parë që ka bërë Prokuroria nuk ka qenë në dijeninë tonë si përfaqësues ligjorë. Ne kundërshtuam këtë veprim të prokurorit dhe bëmë edhe ankimim, por që nuk na u dëgjua dhe ai u shtrua në spital", thotë avokati.

Cakrani shton se më pas ata kërkuan që ai të dilte nga spitali i burgut sepse ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe Gjykata që caktoi dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore që konfirmuan se ai nuk kishte probleme mendore. Pas kësaj, gjykata dha vendimin që Meta të lirohej me detyrimin për të ndjekur mjekimin ambulator.

"Nga aty kërkuam që ai të dilte nga spitali i burgut sepse nuk ishte i sëmurë dhe nga akti i ekspertimit nga Gjykata që caktoi dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, që është Iva Aliko dhe një koleg i saj, të mjekësisë ligjore që konstatuan se ai nuk duhej të ishte në spitalin e burgut.  Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk duhej të qëndronte në spitalin e burgut. Gjykata i ndryshoi masën dhe e la për mjekim ambulator në shtëpi. U dha vendimi dhe ai doli. Nëse prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi nuk do e kishin dërguar në spitalin e burgut, ai do ishte në burg dhe e ndjera do ishte gjallë", shton avokati.

Sabrina Bengaj u vra 3 ditë më parë nga ish-burri i saj Elton Meta, duke lënë pas një fëmijë të vogël. Meta u arratis menjëherë pas ngjarjes, por kjo arrati nuk i zgjati shumë. Ai u arrestua pas 3 orë ndjekjeje, i fshehur në një pyll në fshatin e tij në Peshtan të Fierit, ku iu gjet edhe arma e krimt.

 

Emisioni i plotë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • loli: 14/09/2021 09:41

    ca eshte ky avokat qelbesire ky donte ta lironte fare nga qelia kete aqvokat duhet ta cojne pas hekurave

    Përgjigju
  • Iris: 14/09/2021 00:38

    Cilin kujton ky se mahnit ?! Cdo person i akuzuar per nje krim te rende,ka te drejte per nje ekspertize psiko-mjekesore.Edhe vrasesi qe beri masakren te /Aurora/ iu nenshtrua nje ekspertize te tille dhe Andrea Jates qe vrau te tere femijet e saj u urdherua qe ne vend te shkonte ne burg,duhet t'a kaloje jeten ne nje institucion per ata me probleme mendore.Gabimi i prokurorit ne rastin konkret eshte //shuarja e arrestit me burg//;kurse ti e rregullove akoma me mire://Nga aty KERKUAM qe ai te dilte nga spitali i burgut...//.Pra nuk eshte vetem faji i prokurorit,mjekeve,gjykatesve,pra dhe t'i ndihmove dhe fakti qe nxiton te dalesh ne TV duke treguar me gisht te tjeret,por duke u perpjekur te lehtesosh veten,tregon se te eshte prishur gjumi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?