Suela dhe Sadetin Sula

Kronikë

Vrau gruan e pronarit me porosi të tij, burg për jetë për ekzekutorin

19 Shkurt 2019, 11:19| Përditesimi: 19 Shkurt 2019, 12:31

  • Share

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për Fatjon Karameshtën, të dyshuar si ekzekutor i Suela Sulës në vitin 2016.

Për të njëjtën ngjarje është dënuar nga Shkalla e Parë, edhe bashkëshorti i Suelës, Sadetin Sula. 

Në seancën e sotme, prokuroria lexoi dëshmitë, provat materiale dhe shkencore, që sipas të cilave ekzekutori është Fajton Karmeshtna dhe qëllimi i krimit është përfitimi material, pasi ka marrë shuma monetare të caktuara nga bashkëshorti i viktimës.

Fatjon Karameshta dhe Sadetin Sula para gjykatës

38-vjeçarja, Suela Sula, nënë e tre fëmijëve, u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë, në prill të 2016.

Sipas dyshimeve të para, u mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet zbuluan se ekzekutori ishte Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilierinë e çiftit.

Ngjarja e rëndë ndodhi  në 18 prill të 2016, në tualetin e biznesit familjar,në Bushat të Shkodrës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 19/02/2019 16:33

    Ne gop te Mones shkofshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?