Dashamir Xhepa dhe Lirie Xhepa

'Na prishi reputacionin e familjes'/ Vrau gruan e vëllait me 4 fëmijë dhe trupin e pajetë ia hodhi në ferra, gjykata dënon me burg përjetë Dashamir Xhepën

21 Janar 2021, 15:19| Përditesimi: 21 Janar 2021, 15:35

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg për jetën Dashamir Xhepën, i cili më 13 shkurt të 2019 ka vrarë kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në ferra. Report Tv mëson se trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Xhepa të mbyllej në qeli përjetë për krimin e bërë.

Bëhet fjalë për ngjarjen që tronditi opinion publik më 13 shkurt të një viti më parë. Xhepa, pas vdekjes së vëllait vrau kunatën e tij, nënë me katër fëmijë, për konflikte me pronat dhe se sipas tij “Lirie Xhepa i kishte ulur reputacionit familjes”.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”-ka deklaruar më herët Dashamir Xhepa, para gjykatës.

Xhepa u arrestua 13 ditë pas vrasjes së kryer, në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë. Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 22/01/2021 07:59

    Denim i merituar.

    Përgjigju
  • Armina: 21/01/2021 19:35

    ha burgun tani meqe kerkoje nderin o njeri mesjete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?