Familja Rrasa në fashatin Babunj ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Hekuran Rrasën 58 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët mes dhimbjes shprehen se familja ka pasur probleme elonomike por me njëri tjetrin shkonin mirë. Ditët e fundit, Hekurani sipas një fqinjeje nuk ka qenë mirë dhe ka shfaqur shenja depresioni. Hekuran Rrasa pastronte në bashki, por kjo nuk e kishte ndryshuar aspak gjendjen e tyre ekonomike. Halli i tyre ishte qe gjendja ekonomike, thotë fqinjët, ndërsa nënvizojnë se çifti nuk kishin pasur debate me njëri-tjetrin më parë.
“Ne i njohim për njerëz të thjeshtë, fukarenj në hall të vetë. Njerëz të mirë. Nuk kanë patur probleme. Ishte gjë e rëndë, s'e dëshiron asnjë”, tha një fqinj.
“Jemi pak larg me shtëpi, ai është me punë shteti, po taksirati”.
“E kam pas njohur, njeri shumë i mirë. Për bukë s'ka vujt se ishte në punë, një rrogë e merrte. Ishte njeri i mirë dhe punëtor. Nuk dimë të ketë pasur probleme me fqinjët”.
“Nuk ka pasur probleme”.
“Nga ana ekonomike ka qenë dobët, sado që mundoheshin”.
“Gjendja ekonomike e dobët, të vesh ta shohësh shtëpinë e tij, është të vesh duart në kokë”.
“Fukarallët, asgjë tjetër. Shtëpinë ia patë. Ne skemi dëgjuar gjë për konflikte”.
“Burri im me atë ishte kushëri. Neve si kushrinj nuk dinim gjë për konflikte. Burri pastronte në komunë, skemi dëgjuar gjë as për depresion, nga ekonomia ska qenë mirë, as shtëpi ska si e shikoni dhe vetë, por me nusen ska pasur probleme”
“Ditët e fundit thoshin se s’ka qenë mirë, 3-4 ditët e fundit”, tha një tjetër banore e lagjes.
Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër. Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Kur djali i çiftit, Leonard Rrasa, 21 vjeç, ka mbërritur në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit. Mes lotësh dhe i tronditur, gjithçka që mund të nxirrte nga goja ishte vetëm se kishte mbetur në mes të rrugës. 45-vjeçarja nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për të. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.