Klarita Ismalaj

Kronikë

Vrau gruan pas debateve për shitjen e shtëpsisë së vjehrrit, 51-vjeçari lihet në burg! Gjyqi në ambjentet e Trumës

9 Korrik 2021, 10:00| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 10:51

  • Share

Ambjenti i Spitalit të Trumës është kthyer në një sallë gjyqi ditën e sotme, kjo pasi 51-vjeçarit, Artan Ismalaja i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. 51-vjeçari vrau me thikë katër ditë më parë gruan e tij, Klarita Ismalaj, 45 vjeç dhe më pas tentoi të vetëvritej. Ismalaja u transportua tek Trauma pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja u regjistrua në Fushë-Krujë, rreth orës 10:45 të ditës së martë.  

Ndërkaq janë zbuluar edhe shkaqet të cilat mund të kenë çuar në këtë vrasje makabër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se konflikti mes tyre kishte nisur pasi çifti do të shiste shtëpinë e përindërve të viktimës, pasi familja e vajzës do të transferohej në Tiranë.

Artan Ismalaja goditi me thikë gruan e tij, e cila kishte marrë plagë të rëndë në qafë duke i shkaktuar hemoragji. Më pas, ai ka tentuar të vrasë edhe veten, por u nis drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çifti kishte dy djem, ku më i madhi është 23-vjeç dhe jetonin prej vitesh në Tiranë. 51-vjeçari, Artan Ismalaja është profesioni i kameramanit dhe një biznesi pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • komshia: 09/07/2021 12:45

    E shkreta Lidë, nuk e meritonte kete fund. Ishte zonje grua ne hallin e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?