Kronikë
Top 24

Vrau gruan me thikë në zemër për shkak të xhelozisë/ Eskpertiza: U vetëmbyt, vuante nga skizofrenia

27 Korrik 2019, 10:19| Përditesimi: 27 Korrik 2019, 11:45

  • Share

DURRËS- Del rezultati i ekspertizës mjeko ligjore të Adriatik Kuka i cili u gjend i vdekur tek Sektori Rinia në Durrës pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Hazbije Kuka.

Sipas mjekëve autori është mbytur me vullnetin e tij në det dhe më pas dallgët e kanë nxjerrë në breg. Po ashtu, sipas mjekëve, Kuka vuante nga skizofrenia.

Kështu, vetëm pak ditë pas ngjarje, ekspertiza mjeko ligjore konfirmon se 37 vjeari Kuka është vetëmbytur.

Më 19 Korrik, Kuka vrau me thikë bashkëshorten e tij, në banesë, ndërsa dyshimet ishin se ngjarja ndodhi për shkak të xhelozisë. Ngjarja maKabre ndodhi në se të djalit të tyre të mitur, e ndërsa 36 vjearja Hazbije Kuka ndërroi jetë në spital.

Sipas familjarëve mes çiftit kishte pasur konflikte për shkak të xhelozisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?