Liljana Buzo dhe Koço Buzo

Vrau gruan në 2021 se donte të divorcohej, Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm ish policin! E qëlloi me breshëri kallashnikovi

27 Prill 2023, 13:31| Përditesimi: 27 Prill 2023, 14:54

  • Share

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm ish policin, Koço Buzon i cili vrau mizorisht gruan e tij, Liljana Buzo në maj të vitit 2021. Buzo vrau gruan me breshëri kallashnikovi pasi kjo e fundit donte t’i jepte fund martesës së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit të 2021-shit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke  e lënë të vdekur në vend.

54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit ditën e vrasjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrante: 27/04/2023 16:48

    Mos dalte prej atj vendi. Keto lloj kafshesh qe jetojne mbi toke me fytyre njeriu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?