Liljana Buzo dhe Koço Buzo

Vrau gruan para gjykatës ditën e divorcit, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish policin Koço Buzo

6 Dhjetor 2023, 15:15| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 19:40

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Koço Buzon ish policin që vrau gruan e tij Liljana Buzo përpara godinës së gjykatës në 2021 në Elbasan pasi ajo kërkoi të divorcohej.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 maj 2021 pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Autori i krimit nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Buzo e goditi fillimisht me thikë ish bashkëshorten dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend nënën e 3 fëmijëve të tij.

54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. 

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, por pa rrezik për jetën. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?