Kronikë

Porositi vrasjen e gruas për pasurinë dhe dyshimet për tradhti, burg përjetë biznesmenit Sula

11 Qershor 2018, 12:09| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 15:31

  • Share

Porositi vrasjen e gruas pas dyshimeve për tradhti dhe planit për t’i përvetësuar pjesën e saj në biznesin e mobilierisë në Shkodër, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me burg përjetë Sadetin Sulën.

Vendimi u dha këtë të hënë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Henrik Ligori për të dënuar me burg përjetë Sulën me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasjes në familje.


Sadetin Sula para gjykatës


 Fatjon Karmeshta para gjykatës

Autor i ekzekutimit dhe mbytjes së me thonj në fyt të Suela Sulës ishte Fatjon Karmeshtna, personi që shihni në këto pamje. Fatjon Karmeshtna ishte punëtor i çiftit Sadedin dhe Suela Sula në mobilierinë e tyre në Bushat të Shkodrës, aty ku ka ndodhur krimi në prill të 2016-ës.

Një ndër provat që zbuluan se vrasja ishte porositur nga Sadetin Sula ishte dhe përgjimi i bisedës së Sadetinit me Karmeshtën, pak ditë para vrasjes. Ishte kjo një pjesë e bisedës së zbuluar në telefonin e viktimës Suela Sula pas ekzaminimeve nga hetuesit.

Aktualisht mbetet i hapur procesi për Fatjon Karmeshtën, ndërsa familjarët e Sadetin Sulës të pranishëm në seancë gjyqësore kanë kundërshtuar vendimin duke hedhur akuza ndaj gjykatës.


Suela dhe Sadetin Sula

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?