Bota

Vrau heroin e luftës kundër mafias Giovanni Falcone e më pas u 'pendua', lihet i lirë mafiozi i 'Cosa Notra-s'! Shoferi i gjykatësit: Është fyerje! Motra: Është ligji që donte vëllai im

1 Qershor 2021, 10:41| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 18:16

  • Share

Pas 25 vitesh pas hekurave, ish-shefi i mafias Giovanni Brusca , besnik i kreut të liderëve të Cosa Nostra, Toto Riina dhe një nga vrasësit e gjykatësit Giovanni Falcone,heroit simbol në luftën kundër krimit në Itali, ditën e djeshme është larguar nga burgu. I arrestuar që në vitet 1996 dhe më pas bashkëpunëtor i drejtësisë, ai ditën e djeshme la përfundimisht qelinë, duke shkaktuar jo pak reagime në Italinë fqinje.

I njohur ndryshe me pseudonimin ’derri’ më 23 maj 1992 ai aktivizoi bombën që vrau më pas gjyqtarin Giovanni Falcone , gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro.  Ai gjithashtu kishte një rol kryesor në vrasjen e Giuseppe Di Matteo.

“Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon apak.  Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër. Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë  nuk do të mund të kthehen më në jetë. Në çfarë vendi jetojmë?"  Këto janë fjalët e para me të cilat Giuseppe Costanza , shoferi i gjyqtarit Giovanni Falcone që i shpëtoi masakrës së Capaci, tha pas lirimir rë Brusca-s.

Tina Montinaro , e veja e Antonio Montinaro , përgjegjësi për sigurinë e Giovanni Falcone u shpreh e zhgënjyer me një vendim të tillë:

"Unë jam i indinjuar, jam me të vërtetë i indinjuar. Shteti po vepron kundër nesh. Ne nuk e dimë edhe pas 29 vjetësh akoma të vërtetën për masakrat dhe Giovanni Brusca, njeriu që shkatërroi familjen time, është i lirë. Ky shtet po vepron kundër nesh. Tani çfarë do t'i them nipit tim? Që njeriu që vrau gjyshin e tij do të jetojë I lirë? ... E gjithë Italia duhet të zemërohet dhe jo vetëm unë që humba burrin , por një gjë e tillë nuk ndodh. Këta njerëz vijnë vetëm për të përkujtuar Falconen e 23 majit dhe kujtojnë 'Giovannin e Paolon'. Por askush nuk indinjohet ".

Ndërsa Maria Falcone, motra e gjyqtarit Falcone, pas lajmit për lirimin e Brusca-s, donte të nënvizonte se edhe pse i dhimbte ai ishte ligjit.

 "Sinqerisht më dhemb shumë, por ky është ligji, një ligj që vëllai im donte dhe prandaj duhet të respektohet. Unë vetëm shpresoj që gjyqësori dhe policia do të jenë vigjilentë në mënyrë që të shmangin rrezikun e kryerjes së një krimi përsëri, duke pasur parasysh se po flasim për një person i cili ka pasur një rrugë shumë të trazuar bashkëpunimi me drejtësinë . Çdo koment tjetër më duket plotësisht i papërshtatshëm".

Ndërkohë që edhe lideri i la Lega, Matteo Salvini u shpreh I indinjuar me një vendim të tillë.  

" Autori i masakrës  Capaci, vrasës edhe I të voglit Giuseppe Di Matteo, është lënë i lirë sepse është penduar për krimet e tij. Pas 25 vitesh burg, bosi i mafias Giovanni Brusca kthehet i lirë. Kjo nuk është drejtësia që meritojnë italianët ".

Për Rita Dalla Chiesa "lirimi i Giovanni Brusca është një turp për shtetin. Unë jam e tronditur nga ajo që ndodhi. Unë nuk prisja një tjetër turp të drejtësisë në Itali".

E njëjta si ajo ka reaguar edhe krye bashkiakja e Romës Virginia Raggi i cili shkroi në një postim "Papritmas I lirë ? Nuk dua ta besoj. Është një turp i papranueshëm, një padrejtësi për të gjithë vendin. Gjithmonë në anën e viktimave, atyre që luftojnë dhe kanë luftuar. kundër mafies ".

Gjykatësi, magjistrati, heroi i anti-mafias italiane Giovanni Falcone u vra më 23 maj 1992, në atë që njihet si masakra e Capaci-t, ku vetura me të cilën po udhëtonte me gruan dhe tri truprojat personale e tij, shpërtheu pasi I ishte vënë një gjysmë toni eksploziv. Që nga ai moment Falcone është simboli italian i luftës ndaj mafias, së bashku me mikun dhe kolegun e tij Paolo Borsellino, i cili po ashtu pas disa muajsh u vra nga mafia.

Vdekja e Falcones ishte në faqet e para të gazetave evropiane dhe funerali i tij u shfaq në televizion në mbarë Italinë. Dhjetëra mijëra njerëz e përcollën gjykatësin sicilian nëpër rrugë për në varrim. 

Giovani Falcone dhe tragjedia Capaci

1622564189_Sequence03.00000414.Still006.jpg

Giovanni Brusca

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?