Viktima Irakli Qorri dhe i biri i plagosur Kejdi Qorri

Kronikë

Lushnje, vrau Hirakli Qorrin dhe plagosi të birin, lihet në burg Sofokli Shani! 57-vjeçari pranon krimin: Isha i dehur, dua gjykim të shkurtuar

4 Qershor 2021, 11:02| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 11:55

  • Share

Sofokli Shani, 57-vjeçari që vrau Hirakli Qorrin dhe plagosi të birin e tij Kejdi Qorrin është lënë në burg nga gjykata në Lushnje. Shani ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se ai e ka kryer aktin në gjendje të dehur, ndërkohë që ka kërkuar edhe gjykim të shkurtuar.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua paraditen e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lushnje. Shani është sjellë në ambientet e gjykatës në orën 9:30 minuta, ndërkohë që gjyqtarja Ersida Bajgori ka dëgjuar palët.  Prokurore e çështjes është Merita Selimi, ndërsa avokat është caktuar kryesisht avokati Edvin Agolli i caktuar nga gjykata.

Para gjykatës Shani ka pranuar akuzën e vrasjes dhe ka theksuar se e ka kryer aktin në gjendje të dehur dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në përfundim të procesit, gjykata la në burg 57-vjeçarin. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:47 të datës 2 qershor, ku autori Sofokli Shani, vrau me armë zjarri 62 vjeçarin Hirakli Qorri në lokalin e tij, ndërsa plagosi djalin e viktimës Kejdi Qorri 31 vjeç.

62 vjeçari ka ndërroi jetë në vend, ndërsa djali i tij u dërgua në spital në gjendje të rëndë në spital. Sipas të dhënave të para shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike. Pasi është konfliktuar autori ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën që e mbante pa leje e më pas është rikthyer në lokal ku dhe ka qëlluar.

Autori pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është kapur vetëm pak minuta pas vrasjes bashkë me armën e krimit. Mësohet se ai ishte i dehur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?