Kronikë

Vrau ish- gruan dhe kunatin në Mirditë/ 47-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen në burg në 2017...ende në arrati

27 Shkurt 2020, 08:03| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 14:28

  • Share

MIRDITË- Teksa vijon të jetë në arrati, detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në Kodër-Rrëshen të Mirditës, ku viktima mbetën ish-gruaja,  Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve, dhe vëllai Vledison Filopati 34 vjeç. 

47-vjeçari Fatmir Koleca, ka tentuar vetëvrasjen në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 shtatorit të vitit 2017-të, teksa ai vuante dënimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Në njoftimin e policisë në atë kohë thuhej se "në ambientet e brendshme të burgut, në dhomën e tij, Fatmir Kolecaj, është vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale. Ai ka qenë lënduar në pjesë të ndryshme të trupit dhe është trajtuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Këto veprime të Kolecajt kishin ardhur nën kushtet e rënduara psikologjike të cilat ishin rënduar pas arrestimit dhe burgosjes së tij". Për këtë, ai ka marrë mjekim në spital dhe më përmirësimin e gjendjes psikologjike të tij ai është rikthyer sërish në qelinë ku vuante dënimin.

Dyshimet e policisë janë se 47-vjeçari fshihet në Mirditë, për shkak se favorizohet nga terreni. Ditën e djeshme në zonë ka pasur edhe kontrolle me dron, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Për kapjen e tij, uniformat blu kanë vënë në dispozicion 5 mln lekë.

Si ndodhi ngjarja? Vëlla e motër u ekzekutuan me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë dy ditë më parë. Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna dhe teksa po ktheshin në shtëpi janë qëlluar për vdekje. Fatmir Kolecaj nuk ka debatuar me ish-gruan dhe kunatin, por i ka pritur në errësirë në cep të shtëpisë dhe në momentin që po futeshin në oborr i ka qëlluar me breshëri duke i lënë të vdekur në vend. Debatet mes çiftit kanë qenë të hershme për shkak të kujdestarisë për fëmijët, që 47-vjeçari nuk ka mundur ta marrë ligjërisht edhe për arsye të historikut që kishte pasur më parë me dënimin për dhunë në familje, debate këto që pëfunduan me vdekjen e dy personave. 

Sot familja ka hapur dyert e mortit, ku do të përcillen në banesën e fundit motër e vëlla.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 27/02/2020 08:59

    Neandertal!

    Përgjigju
  • Erik: 27/02/2020 08:48

    Pse nuk e late ta bente atehere?

    Përgjigju
    • Erik: 27/02/2020 16:42

      Kam frike se edhe atehere do dilte ndonje qe ben politike me te vdekurit dhe do thoshte vdiq ne burg nje burre pumetor per nje rrahje qe i beri te shoqes nga stresi dhe varferia ku e ka fut kjo qeveri kete vend. Njejte sikur bene para disa ditesh me hajdutin tashme te ndjere qe u kap duke vjedhur njerin qe kishte 12,000 leke ne xhep, por nuk llogarisin se sa hallexhinjve te tjere u ka fikur deren kur u ka vjedh kuleten neper autobuza dhe dyer spitalesh.

    • Ehhh: 27/02/2020 10:44

      Sepse ne duam vetem kriminelet shoku, qe pastaj te dalin e te vrasin nja ca. Kur them ne nenkuptoj shtetin

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?