Gjykata e Apelit Tiranë shtoi pesë vjet nga dënimi i dhënë në shkallën e parë ndaj Agron Tanushit, i cili vrau ish-kunatën Jetmira Hasani tri vjet më parë në periferi të Tiranës.
Por dënimi i të akuzuarit me 28 vjet heqje lirie, nga vetëm 23 vjet që kishte dhënë shkalla e parë, solli reagimin e avokatit dhe familjes së gruas së vrarë të cilët thanë se do të kërkojnë burgim të përjetshëm në Gjykatën e Lartë.
Avokati Enea Cenko: Do kërkojmë dënimin me burg përjetë në gjykatën e lartë siç është edhe kërkesa e familjarëve.
Nëna e gruas së vrarë thotë se ekzekutimi i vajzës së saj ndodhi pas një historie të gjatë dhune nga ish-bashkëshorti dhe kunati.
"Vajza ka pasur urdhër mbrojtje nga burri në vitin 2014 dhe më pas nga kunati, nga ky person që e vrau" thotë nëna e Jetmirës.
Nëna e viktimës thotë se pas krimit banesa u shit ndërsa vajza e saj nuk kërkonte asgjë më shumë sesa të rriste vajzën aty.
Konflikti ka nisur për banesën, pas ngjarjes ata e kanë shitur.
Ndërsa po rrit mbesën e mbetur jetime pasi i vranë vajzën, nëna e Jetmira Hasanit ka edhe një apel për gjykatën, duke iu referuar kërcënimeve që thotë se ka marrë nga Agron Tanushi e familja e tij.Dhe i bën apel shtetit që të mos përsëritet një rast si ai i Dan Hutrës, burrit që më 1 mars 2023 doli nga burgu e vrau tre gra brenda 1 orë
“ Sot në Gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse por një ëngjëll. Dan Hutra u lirua e vrau tre gra. Vrasësi i vajzës shan e kërcënon në gjykatë, po sikur të lirohet e të dalë në rrugë” thotë nëna e moshuar e cila po rrit vetë vajzën e Jetmirës.
Jetmira Hasani u vra më 15 shtator 2020 në banesën e saj në Bathore të Tiranës. Krimi atëher u tha se ndodhi në sy të vajzës së saj 8-vjeçare.
Prej vitesh Jetmira kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila ishte vendosur më 15 korrik 2020. Pas krimit, Agron Tanushi ishte larguar së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.
gjynah qe nuk ka marre burgim te perjetshme, edhe motra duhet te denohet nqs nuk e ka kallxu ne polici
Përgjigju