Gjykata greke ka lënë në burg 50 vjeçarin Eduard Danaj për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Enkelejda Danaj me thikë më 16 maj në Athinë.
Mbi të rëndon akuza e vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën për masën e sigurisë, ai ka shfaqur pendesë duke kërkuar edhe falje në gjykatë.
“Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfej gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore”, mësohet se ka thënë ai.
Sipas medieve greke ai ka mohuar se nuk pranoi të firmoste për ta lejuar djalin e tij të vinte në Shqipëri, në varrimin e nënës së tij.
“E mohoj kategorikisht atë që u tha, se gjoja nuk kam dhënë pëlqimin që fëmija im të shkojë në varrim, kam nënshkruar menjëherë një deklaratë të përgjegjshme ku jap pëlqimin që ai të udhëtojë jashtë vendit”, ka thënë ai.
Në 7 maj shqiptarja e varë nga ish-bashkëshorti në Athinë denoncoi se ai e vëzhgonte ditë natë me makinë jashtë shtëpisë. 6 ditë më pas Eduard Danaj i mori jetën me 15 goditje me thikë. Ata ishin ndarë prej 1 viti e gjysmë, ndërsa 40-vjeçarja kishte denoncuar të paktën 3 herë rastet e dhunës, por ai ishte arrestuar dhe lënë i lirë.