Elton Bengaj dhe Sabrina Bengaj

Vrau ish-bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të saj, prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon për gjykim Elton Bengajn! Kërkon burgim të përjetshëm për 32-vjeçarin

20 Prill 2022, 09:30| Përditesimi: 20 Prill 2022, 09:57

  • Share

Prokurosia e Fierit ka mbyllur hetime dhe ka dërguar për gjykim Elton Bengaj i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçares Sabrina Bengajte cila ishte me urdhwr mbrojtje. Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 tetor 2021, brenda banesës së prindërve të 23-vjeçares. Sipas prokurorisë, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar. Me ndryshimet në Kodin Penal për vrasjen e ish-bashkëshortes Sabina Bengaj, prokuroria e Fierit në kërkesën për gjykim kërkon dënimin e burgim të përjetshëm të Elton Bengajt.

Prokuroria ka akuzuar Elton Bengajn (Meta) pwr veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në dëm të viktimës, ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, e moshës 23 vjeçe.

Report Tv siguroi dosjen e divorcit të çiftit, ku në deklarimet e Sabrinës thuhej se pas martesës në vitin 2017 ata fillimisht kishin kaluar mirë me njëri-tjetrin, por më pas e reja ka deklaruar se bashkëshorti nuk e kishte lënë të vazhdonte shkollën, të punonte, ishte me mendime patriarkale dhe se i është nënshtruar dhunës psikologjike e fizike.

Po ashtu Sabrina ka deklaruar se në shtator të vitit të kaluar ajo kishte parë në Facebook foto të bashkëshortit me një vajzë tjetër dhe se e tronditur kishte marrë vajzën duke u larguar në banesën e prindërve. Pas kësaj, në shtator të 2020-ës Elton Meta shkoi në shtëpinë e prindërve të Sabrinës me kallashnikov duke marrë peng të gjithë familjen. Për këtë ngjarje Meta ka thënë se kishte shkuar me kallashnikov për të vrarë veten, nëse Sabrina nuk do të kthehej me të, pasi e donte. Ai u vu në prangat e policisë për këtë ngjarje, por kamuflimi se ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ishte skema që Elton Meta përdori për të fituar lirinë nga burgu, edhe pse ndaj tij ishin ngritur 3 vepra të rënda penale.

Ishte Çlirim Sino që kërkoi që Elton Meta të shtrohet në spital si i sëmurë mendorë, ndërsa avokatët e vetë të dyshuarit kishin qenë kundër dhe kërkuan që të përballet me ligjin. Kjo kërkesë e prokurorit, vulosur nga gjyqtari Piro Sota, bëri që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut në Zahari të Krujës, ku më pas mjekët konstatuan se Meta nuk ishte i sëmurë mendor që duhej izoluar, duke e nxjerrë edhe nga spitali. Mbrëmjen e 10 shtatorit, Elton Meta mori kallashnikovin dhe shkoi në shtëpinë e familjes së Sabrinës në fshatin Zhupan të Fierit, duke qëlluar për vdekje të renë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?