Vrasja e ish-drejtorit të OST-së në Rrëshen, dërgohet për gjykim vrasësi me pagesë Dorjan Keqi

18 Shtator 2023, 09:50| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 15:39

  • Share

Dorjan Keqi i arrestuar 1 vit më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, do të përballet në gjykatë me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim si dhe armë pa leje.

Prokurorisë së Lezhës iu deshën plot 7 vite për të mbyllur hetimet për vrasjen e bujshme që tronditi Rreshenin, 9 shtatorin e 2016-ës.   Dosja hetimore ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, ku pritet të caktohet me short gjyqtari i çështjes.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, 41 vjeçari Keqi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por organi i akuzës ka arritur të siguroje prova shkencore për fajësimin e tij. 41-vjeçari nga Laçi, por me banim në Krujë u arrestua në shtator të vitit 2022, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa patente dhe në gjendje të dehur. Nga shenjat e gishtërinjve u zbulua se ai ka marrë pjesë në vrasje.

Ekzekutimi u krye në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit, ku Saimir Jaku ndodhej me mikun e tij Gjergj Prenga, i cili mbeti i plagosur. Autorët dogjën makinën në fshatin Vinjoll të Kurbinit, por policia gjeti një bindon benzine të padjegur, ku mori shenjat e gishtërinjve. Pikërisht përmes këtyre shenjave që la në vendngjarje, u zbulua Dorian Keqi. 

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij në krim dhe porositësit e vrasjes së Saimir Jakut nuk u zbuluan asnjëherë nga Policia e Lezhës. Po kaq i pazbardhur mbetet edhe motivi i vrasjes, edhe pse në media është aluduar për hakmarrje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 18/09/2023 14:16

    gjithe jeten mirditoret ket pune kan bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?