Vrau ish-gruan gjyqtare/ Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë Fadil Kasemit

15 Maj 2019, 12:22| Përditesimi: 15 Maj 2019, 12:27

  • Share

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti. Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuara atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej. Avokati Ilia Ilia kërkoi asokohe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit, duke kërkuar nga gjykata një dënim me 25 vite burg, por u rrëzua atëherë dhe tani në apel.

Vrasja e gjyqtares në 31 gusht të vitit 2017 zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Disa vite më parë, Kasemi kishte tentuar ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët dhe gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje. Ndërsa në gusht të 2017, ai e vrau në Tiranë.

Rrëfimi i Fadil Kasemit: Ja pse e vrava gruan

Komento

Komente

  • Gjyqtari i paanshem: 15/05/2019 13:03

    Apeli do te bente mire per keyte moster nga burgim i perjetshem ta denonte me varje ne Sheshin Skenderbej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?