Bota

Vrau ish-kryeministrin japonez, autori bleu pjesët e armëve në internet

9 Korrik 2022, 20:19| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 20:22

  • Share

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u vra ditën e djeshme në një atentat teksa po mbante një fjalim elektoral. Policia arrestoi menjëherë në vendngjarje autorin e dyshuar 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami.

"The Washington Post" raporton se autori 41-vjeçar e vrau ish-kryeministrin me një armë artizanale që e kishte bërë vetë dhe pjesët e së cilës i bleu në internet dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin, madje duke shkuar në fushatat e Abe.

Ai kishte planifikuar një sulm me bombë përpara këtij me armë, sipas transmetuesit publik NHK.


Lajmi kryesor:

SKEMA/ Ekzekutimi i ish-kryeministri japonez, si arriti autori të vepronte si 'i padukshëm' gjatë atentatit


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?