Vrau Jurgen Dukën për radhën në supermarket, Gjykata e Tiranës i kthen prokurorisë dosjen e ish- agjentit të krimeve Arbër Sula

14 Nëntor 2022, 11:44| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 18:44

  • Share

TIRANË- Gjykata e Penale e Tiranës i ka kthyer prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri në një market në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit 2021, Jurgen Dukën, për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale. Prokurori Petri Hysi erdhi në gjykatë me akuzën e "vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike", ndërsa në vlerësim të gjykatës akuza duhet të jetë "vrasje për cilësi të veçanta".

I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, që nuk i është pranuar nga gjykata, ndërsa pritet që prokuroria të tërheq dosjen dhe të vij me një akuzë të re. Ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në market në rrugën ‘Irfan Tomini’. Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Arbër Sula ishte në arrati për më shumë se dy muaj, teksa u vetëdorëzua në polici në 1 mars të këtij viti.

Jurgen Duka nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi rezultoi me precedent të mëparshëm kriminal. Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?