Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset

15 Korrik, 14:06| Përditesimi: 15 Korrik, 18:22

  • Share

Edhe në seancën e kësaj të hënë, Dritan Dajti nuk ishte i pranishëm fizikisht në Gjykatën e Elbasanit. Pjesëmarrja e tij nga burgu i Peqinit u bë me anë të video konference. Për të njëjtat arsye edhe si herën e kaluar, Drejtoria e Burgjeve, ka refuzuar ta transportojë Dajtin për në gjykatë, pasi shërbimi policor i Burgjeve, përmes informacioneve sekrete ka dyshime se Dajti ka tendencë të arratiset nga burgu.

Kjo gjë ka ngjallur reagimin e avokatit mbrojtës, i cili ka deklaruar se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht drejtoria e burgjeve dhe policia e shtetit ka një numër të lartë efektivesh.

‘Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar. Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk me pranoni në gjykate, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit te deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi qe keni vendosur ju, pa praninë time?’- u shpreh Dajti.

Byroja për mbrojtjen e të burgosurve ka paditur penalisht drejtorin e IEVP Peqin për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtjen e padrejtë të dënuarit në burg”.

Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e katër efektiveve të policisë dhe duhej të lirohej në 4 Korrik të këtij viti, por një vendim i Gjykatës së Lartë i marrë në 11 qershor 2024, vendosi të prishë dënimin me 25 vite burg ndaj tij dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm.

Dajti, pretendon se vendimi i Gjykatës së Lartë, që mban datën 11 Qershor 2024, nuk është i formës së prerë dhe për pasojë nuk mund të shtrijë efektin për mbajtjen në qeli me masën e dënimit burgim të përjetshëm dhe për këtë ka kërkuar lirimin nga qelia sipas vendimit të mëparshëm. Seanca u shty për të vijuar më 23 korrik pas kërkesës së Dajtit për të depozituar  provat e tij para gjykatës.

Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 15/07/2024 23:21

    Po njeri eshte dhe ky i shkreti, e beri denimin, le te jetoje dhe aq vite jete sa i kane ngel. Beri 25 vite, turp per drejtesine qe nuk e cmon sistemin si trajtues, edukues, penitenciar, etj si ne cdo vend te botes

    Përgjigju
    • Artyyy: 16/07/2024 08:50

      Bravo Titi je korrekt, kete radhe nuk vrasi me 4 veta se eshte rehabilituar, kete radhe do vrasi vetem nje maks deri ne 3 pra nje me pak per shkak te rehabilitimit.

  • jani: 15/07/2024 15:14

    ENVERI I RREGULLONTE KETA I CONTE NE LIRIM TE PERHERSHEM....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?