VIP & Spektakël

Vrau kolegen në sheshxhirim, Alec Baldwin me lot në sy: Është gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur në jetë

1 Dhjetor 2021, 21:32| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 21:43

  • Share

Vrasja në sheshxhirim e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin ishte një ngjarje që tronditi jo vetëm Hollywood-in, po edhe vetë aktorin. Në një intervistë me lot në sy Baldwin  tha se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që i kishte ndodhur në jetë, ndërsa mohon të ketë qëlluar duke thënë që arma u shkrep në mënyrë të pashpjegueshme në momentin që e mori në dorë.

Intervista e plotë pritet të transmetohet të enjten, ndërsa në klipin e shkurtë ë publikuar , aktori Alec Baldwin shfaqet i përlotur duke folur me detaje për të gjithë ngjarjen e ndodhur gjatë xhirimit të filmit Rust.

“Këmbëza nuk u shtyp, nuk e kam shtypur. Nuk do ia drejtoja kurrë armën një njeriu, e jo më ta shkrepja, kurrë. Dikush vendosi një fishek real në armë, një fishek që as nuk kishte pse ishte në atë pronë”, tha Baldwin.

Gjatë intervistës aktori hollivudian u shpreh se Hutchins ishte një njeri që e donin të gjithë, që e admironin të gjithë.   

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë , ndërsa pak javë më parë aktori Alec Baldwin u akuzua zyrtarisht për ngjarjen e rëndë për vrasje. Më akuzë thuhet se Alec Baldwin në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.  

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 tetor, ku gjatë xhirimeve Baldwin shkrepi armën që kishte ën rol, pa ditur që në të kishte plumba ë vërtetë, Nga të shtënat kineastja u plagos dhe u dërgua në spital me helikopter por nuk mundi të mbijetojë. Nga të shtënat u plagos regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?