Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi

Vrau kolegun në komisariat prokuroria kërkon 35 vite burg për Ludjan Zaimin

15 Qershor 2023, 13:48| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:55

  • Share

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 35 vite burg për Ludjan Zaimin, i cili mbrëmjen e 23 majit 2022 vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë.

Seanca u mbajt sot në gjykatën e Tiranës.

Ish-polici 25-vjeçar nuk përfiton nga gjykimi i shkurtuar, një procedurë kjo që në vendimin final i il dënimin me 1/3.

Ngjarja e rëndë u shënua brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25 vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç. 

Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu, merrte anti-depresantë por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, pretendonte se kolegu e bullizonte.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 15/06/2023 21:51

    Epo dhe kjo s'ka ku te rritet..! Denohen kriminele qe vrasin me dashje me nga 25 vjet, ky i shkreti qe i ra ne qafe 35 dhe pa te drejte gjykimi te shkurtuar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?