Pamje nga momenti i vrasjes

Kronikë

Vrau kolegun me 7 plumba në komisariatin nr 3, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish efektivin! Nuk rezultonte me probleme të shëndetit mendor

23 Shtator 2022, 10:43| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 11:41

  • Share

TIRANË-  Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish efektivin Ludjan Zaimi i cili vrau kolegun e tij me breshëri plumbash brenda komisariatit numër 3. Nga vendimi, vrasja është cilësuar si me dashje dhe pas ekspertizës së 25-vjeçarit rezultoi se ky i fundit ishte në gjendje normale. Dënimi i tij mund të jetë jo më pak se 30 vite burg ose me burgim të përjetshëm. 

 ‘Neni 79/b Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit (Shtuar me ligjin nr. 144/2013) Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm’- thuhet në vendim.

Ludjan Zaimi, 25-vjeç zgjodhi të heshtë, që nga momenti që mësoi se kolegu Çaush Saliasi, që qëlloi 7 herë me pistoletë, kishte ndërruar jetë! Në seancën gjyqësore të 25 majit (disa ditë pas vrasjes), ai nuk tha asgjë, thjesht ka mësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e la në burg, ndonëse avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë. Gjykatësi Sokol Pasha ka kërkuar gjithashtu edhe një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, kjo sepse gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën anti- depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore.

Me këtë pretendim, 25-vjeçari tentoi t'i shpëtonte krimit të tij, por sipas ekspertizës i riu rezulton në gjendje normale. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.

Report Tv siguroi pamje nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij të vetme, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, është arrestuar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. 

1663926054_WhatsAppImage20220923at10.38.24AM.jpeg

Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?