Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg ish-policin e Ludjan Zaimi, i cili mbrëmjen e 23 majit 2022 vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë.
Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”.
Ngjarja e rëndë u shënua brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25 vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.
Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu, merrte anti-depresantë por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, pretendonte se kolegu e bullizonte.
Eshte e vertete qe perzjedhja nuk eshte si duhet sepse ka plot polic te rinj qe nuk dine te sillen.Sa per rastin ne fjale viketima gabimin qe beri duke bullizuar kolegun e ri e pagoi me jete.
PërgjigjuKy është një Rastë Që tregonë që punonjësit e siguris nuk përzgjidhen duke plotsuar të gjitha standartet fizike e psikologjike të nevojshme plusë punonjësit e vjetër nuk duhet ti kalojnë 30 vite nën uniformë, dhe punonjësit e Siguris duhet të bëjnë takime cdo tre muaj te psikologu dhe ta paraqisin Atë në punë si dokument, tek personeli dhe këto institucione të kenë psikolog në Institucione Që ngjarje të tilla mos të na përseriten
Përgjigju