Dashamir Xhepa dhe Lirie Xhepa

Vrau gruan e vëllait me 4 fëmijë, prokuroria kërkon burg përjetë për kunatin Dashamir Xhepa

21 Tetor 2020, 14:33| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 15:39

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Dashamir Xhepës, personin që vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi trupin e pajetë në ferra.

Pretenca është dhënë ditën e sotme nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar gjyqtarit Artan Gjermeni, të dënojë Xhepën me burg përjetë.

Krimi i rëndë ndodhi në shkurt 2019, ndërkohë Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.

Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”-ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/10/2020 00:21

    Injorant,fisit tend nuk iu prish reputacioni prej saj,aq sa ia prishe ti.Te gjithe do thone :ja ku kalon familja e vrasesit,keta kane vrases ne fis etj,pastaj burri I saj kishte vdekur,ajo ishte e lire.Por ju silleni si indianet ne vaktit,qe kur vdisnin maraxhate ,me ta digjnin dhe grate e tyre.Sa per pronat ,ajo ka te drejte te plote se eshte e veja e vellait tend dhe nena e femijeve te tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?