Klajdi Shundi dhe kunati i tij Vladimir Zvezhda

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, Apeli i ul dënimin me 12 vite! Dënohet me 8 vite burg Klajdi Shundi

23 Nëntor 2022, 15:10| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 19:28

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit uli me 12 vite dënimin që Shkalla e parë kishte dhënë për Klajdi Shundin, që vrau kunatin pas natës së Vitit të Ri 2020.

Apeli e dënon me 8 vite, duke ndryshuar me diferencë të madhe, dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës me 20 vite heqje lirie.

Vladimir Zvezhda u qëllua nga 34-vjeçari pas një debati se cili prej qyteteve të tyre ishte më mikpritës, pogradecarët apo korçarët. Pasi kanë pirë disa gota verë, situata është nxehur dhe Klajdi i kërkoi kunatit që të mos ngrejë zërin në shtëpinë e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve rreth orës 04:00 në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?