Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu

20 Prill, 16:52| Përditesimi: 20 Prill, 17:15

  • Share

Avokatët e shqiptarit 50-vjeçar Fatmir Tarellari, i cili në muajin janar vrau kunatin e tij Erjon Pelivani 33-vjeç pasi dyshonte se i kishte përdhunuar vajzën, kanë bërë kërkesë për lirim nga burgu.

Aktualisht 50-vjeçari mbahet në një repart të veçantë në burgjet e Larisës, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij, shkruajnë mediat greke.

Pasi ai mësoi nga vajza e tij 18-vjeçare se vëllai i gruas së dytë e përdhunonte vajzën që prej moshës 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte se do i publikonte video intime, ai vrau 33-vjeçarin. Pas aktit kriminal autori u vetëdorëzua në polici.

“Isha në mbrojtje, u pendova. Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua aty ishte edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër ndërsa mbylli derën e dhomës ku ishte me të

Vajza ime, e cila është jetime, ka nevojë që unë ta mbështes psikologjikisht dhe financiarisht, pasi ajo është e dëmtuar emocionalisht dhe ka arritur deri në tentativë për vetëvrasje. Nuk e dija këtë, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka deklaruar ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Shqiptari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, me armë gjahu pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet me video intime që viktima i bënte. 50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?