Kosova & Rajoni

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar të bijën prej vitesh, gjykata greke rikthen në burg 50-vjeçarin shqiptar

22 Janar 2024, 15:17| Përditesimi: 22 Janar 2024, 15:53

  • Share

50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në brug me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Shqiptari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, me armë gjahu pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet me video intime që viktima i bënte. 50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?