Kronikë
Top 24

Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra, arrestohet në një hotel në Peshkopi Dashamir Xhepa

26 Shkurt 2019, 12:00| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 15:13

  • Share

Është arrestuar nga policia, autori i vrasjes së Lirie Xhepës, më 13 shkurt të këtij viti.

Autori, Dashamir Xhepa, i cili është kunati i së ndjerës, u arrestua në qytetin e Peshkopisë, ku ishte strehuar gjatë arratisë.  Burime për Report Tv thonë se Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndësa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë. Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Policia thotë se është arrestuar edhe një persona tjetër me inicialet M.S i cili e kishte ndihmuar të arratisej dhe të strehohej.

Nëna e katër fëmijëve u vra me armë. Ajo ishte e ve, ndërsa hetimet nuk përjashtojnë mundësinë që krimi të ketë ndodhur për shkak të një lidhje jashtëmartesore të Dashamir Xhepës me kunatën e ve, por nuk përjashtohet as pista e konfliktit që familjet kanë pasur për pronat.

Dashamir Xhepa tashmë pritet të dalë përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e krimit në familje.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 26/02/2019 13:10

    Rrikthim i Ligjit të Ligjeve te shtetit më demokratik në botë!

    Përgjigju
    • mazllem pepinua: 26/02/2019 18:09

      pune malokesh gjelle qensh

  • Rruqja: 26/02/2019 12:22

    Vdekje me grereza .lyjeni trupin me mjalt dhe lidheni ne maj te shtylles lakuriq lyjeni trupin me mjalt dhe lereni hslen atje qe te dashuroj prsp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?