Një shqiptar, i identifikuar si Fisnik.H, doli në një seancë gjyqësore në Gjermani ku pranoi akuzat ndaj tij se ka qëlluar për vdekje ndaj një 31 vjeçari me origjinë turke.
Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në 27 qershor të vitit 2022 ku pas një mosmarrëveshje, 24 vjeçari shqiptar Fisnik.H ka qëlluar 5 herë me armë zjarri ndaj viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
31 vjeçari turk ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të mëdha të marra.
Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur, i riu shqiptar pranoi akuzat dhe shprehu pendesë për krimin e kryer duke kërkuar edhe falje. Në sallën e gjyqit ndodhej edhe e ëma e viktimës e cila ndërpreu seancën dhe i kërkoi shqiptarit të thoshte të vërtetën.
“Kujdes! Thuaj të vërtetën, i çmendur”-mësohet të ketë thënë ajo.
Ndërsa autori i ngjarjes, tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima prandaj e kishte qëlluar.
“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.
Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari ka mbajtur një fletë formati të bardhë para fytyrës për të mos lejuar që të dalë në fytyrë para gazetarëve që ndodheshin në seancë.
Mos qeni ju lutem se qenka vrar një kriminel ordiner i kokainës. Ngushëllime Edvin turkoshkjaut shkjaut shqipfolës
Përgjigju